Qeveria Miraton Projektligjin për Prishtinën

Qeveria e Kosovës miratoi sot Projektligjin për Prishtinën, duke i dhënë fund zvarritjeve disavjeçare të këtij dokumenti.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe funksionimin e kryeqytetit.

“Ky projektligj bazën ligjore e ka në Kushtetutën e vendit. Ligji për Vetëqeverisje Lokale aplikohet edhe për kryeqytetin”, tha Haradinaj.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza foli për koston buxhetore të këtij ligji.

“Ky projektligj do ta ketë edhe koston e vet buxhetore. Ne do ta marrim edhe buxhetimin e kostos reale buxhetore, që mos të jetë ngarkesë dhe do ta shpërndajmë nëpër vite buxhetore”, tha ministri Hamza.