Mbledhja e Qeverisë Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Qeveria Miraton Programin Qeveritar 2017 – 2021

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin për qeverisje në 4 vitet e ardhshme nën udhëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ky program i Qeverisë u votua nga 20 ministra, ndërkaq vetëm një prej tyre abstenoi.

Kabineti qeveritar miratoi edhe programin legjislativ të Qeverisë për vitin 2017 si dhe ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Liritë Fetare.

Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj është votuar në Kuvend më 9 shtator.

Për të kanë votuar 61 deputetë dhe një abstenoi.

Gjatë votimit të Qeverisë Haradinaj, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së dhe Alternativës e lëshuan sallën. /21Media