Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Qeveria Mbështet Presidentin për FSK-në

Përmes një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, ekzekutivi i jep mbështetje nismës së Presidentit Hashim Thaçi për të formuar ushtrinë.

Edhe Qeveria njëjtë si Presidenca ka vlerësuar se Kosova nuk mund të jetë peng i Serbisë për krijimin e ushtrisë.

“Kryeministri vlerëson se themelimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë, përkatësisht Beogradit. Avancimi i rolit të FSK-së në ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas kësaj komunikate, Kryeministri Mustafa, e ka ditur për nismën e Presidentit, para se të bëhej publike.

“Projektligji është propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës si komandant suprem i FSK-së. Për propozimin e këtij projektligji, Kryeministri është njoftuar nga Presidenti më datë 5 mars, para se ai ta bënte publike këtë iniciativë në fjalimin e tij në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Epopesë së UÇK-së”, vazhdon komunikata e qeverisë.

Në këtë komunikatë tregohet edhe për bisedat telefonike që Kryeministri Mustafa ka pasur me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg.

“Në bisedën e djeshme telefonike sekretari i NATO-s z. Stoltenberg ka kërkuar nga Kryeministri që të rishqyrtohet ndryshimi i mandatit të FSK-së përmes ligjit, për çfarë shprehin shqetësime anëtarët e Aleancës Veriatlantike”, thuhet në komunikatë.

Komunikata tregon edhe qëndrimin amerikan që është i njëjtë me atë të NATO-s.

“Qëndrime të ngjashme Kryeministri ka marrë këtë javë edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përcaktuar që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj, në suaza të hapësirës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, përfundoon komunikata e Qeverisë.

Kur ky projektligji të kalojë në qeveri, kjo çështje do të trajtohet prej 3 ministrive. Ministria e FSK-së, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe ajo e Financave. Krejt kjo sipas Qeverisë, që të ketë mbështetje buxhetore dhe të jetë në harmoni me kushtetutën.

Presidenti Thaçi pardje Projektligjin për FSK-në ia dorëzoi kryeparlamentarit Veseli, ndërsa Kryesia e Kuvendit dje ia përcolli për mendim këtë projektligj Qeverisë së Kosovës.

http://kallxo.com/thaci-fqinjet-transformimin-e-fsk-se-ta-shohin-si-hap-demokratik/

Pastaj NATO-ja dhe ambasada amerikane reaguan kundër nismës së Presidentit.

http://kallxo.com/shba-e-shqetesuar-me-projektligjin-e-ri-per-fsk-ne/

http://kallxo.com/nato-kundershton-idene-e-thacit-per-fsk-ne/

Thaçi mbrëmë mbajti një konferencë për gazetarë në të cilën edhe pas këtyre reagimeve u shpreh i vendosur për transformimin e FSK-së në ushtri.

http://kallxo.com/thaci-shba-nuk-e-ve-ne-dyshim-procesin-e-transformimit-te-fsk-se/