Mbledhja e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria-Marrëveshje me Shqipërinë për Mbrojtje nga Fatkeqësitë

Qeveria e Kosovës miratoi sot një marrëveshje me Shqipërinë për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore.

NDËRLIDHUR

Qëllimin e marrëveshjes e paraqiti para kabinetit qeveritar Skender Hyseni, ministri i Punëve të Brendshme.

“Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë në rritje të kapaciteteve si dhe të reagojë sa më shpejt në rast të fatkeqësive, si dhe përfshin masat parandaluese për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë”, tha ministri Hyseni.

FSK-ja me njësitet e saj të kërkim-shpëtimit ka ndihmuar në rastet kur Shqipëria është përballur me vërshimet.

FSK i Ofron Ndihmë Shqipërisë Për Vërshimet

Në këte mbledhje Qeveria e Kosovës ka pezulluar edhe zbatimin e rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas, ndërsa ka themeluar Këshillin për Turizëm të Kosovës.

Por ekzekutivi i vendit shtyri për një mbledhje tjetër diskutimin e kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të tërhequr Projektligjin e Arsimit të Lartë nga proceduar e Kuvendit të Kosovës.

Ky projektligj u kthye në Komisionin për Arsim nga Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e 30 marsit.

Kthehet në Komision Projektligji për Arsimin e Lartë

19 Prill 2017 - 10:29

Taulant Osmani 19/04/2017 - 10:29
NDËRVEPRIMI0

Qeveria-Marrëveshje me Shqipërinë për Mbrojtje nga Fatkeqësitë

by Taulant Osmani
NA NDIQNI