Qeveria Jep 30 Mijë Euro për Shërim të Bujar Bukoshit

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e ish- kryeministrit të Kosovës në Qeverinë e ekzilit, Bujar Bukoshin.

Kabineti qeveritar sot ka miratuar kërkesën e Kryeministrit Haradinaj që t’i ndahen 30 mijë euro për shërim, ish-Kryeministrit dhe ish- Zëvendëskryeministrit, Bujar Bukoshi.

NDËRLIDHUR

“Kemi një temë të radhës, ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve për shërim të ish-Kryeministrin të atëhershëm të qeverisë në ekzil. Është shuma 30 mijë euro, kërkoj që qeveria të mbështesë dhe të paguajë shpenzimet për shërim të doktor Bukoshit”, tha në arsyetimin e tij i pari i qeverisë Ramush Haradinaj.

Kjo shumë është ndarë nga kategoria e rezervave të Qeverisë së Kosovës.

06 Dhjetor 2017 - 10:59

Taulant Osmani 06/12/2017 - 10:59
NDËRVEPRIMI288