Grafite anti-shqiptare në Vojvodinë. Foto: Twitter

Qeveria e Vojvodinës Dënon Grafitet Anti-Shqiptare

Persona të panjohur kanë shkruar grafitë me motive anti-shqiptare në qytetin Crvenka të krahinës serbe të Vojvodinës.

Këto grafitë, të shkruara në muret e shtëpisë së një shqiptari të këtij qyteti, bëhet thirrje për vrasje të shqiptarëve.

Grafitet duket se janë shkruar pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave të martën në mëngjes në Mitrovicën e Veriut.

“Gjak për gjak- Oliver” dhe “Vdekje shqiptarëve” është përmbajtja e dy grafiteve që janë shkruar në muret e kësaj shtëpie.

 

Qeveria e Vojvodinës dhe Liga Social Demokrate e Vojvodinës e kanë dënuar këtë akt.

Grafite anti-shqiptare në Vojvodinë. Foto: Twitter