Pamje nga takimi mes rektorit të UP-së, Marjan Dema dhe zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi – Foto: KALLXO.com

Qeveria e UP Synojnë Bashkëpunim në Fushën e Energjisë

Në një takim të zëvendëskryeministrit, Ramiz Kelmendi, dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, është diskutuar për projekte të përbashkëta ndërmjet Qeverisë dhe ekspertëve të UP-së për çështje të energjisë.

Me këtë rast, rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” i thuri lavde mysafirit të tij.

“Sot u takova me njeriun që i ka dhënë shumë ekonomisë. Ai erdhi me një ide shumë interesante se si të shfrytëzohen energjitë, si ajo e Obiliqit por edhe ato të ripërtëritshme. Profesorët, ekspertët e UP-së mund të japin ide dhe të kontribuojnë për një ngrohje sa më të lirë”, u shpreh rektori Marjan Dema.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu interesimin e Qeverisë për përdorim të energjisë termike.

Sipas tij, Qeveria është e përkushtuar që ta shtojë bashkëpunimin në mënyrë që studentët e ekonomisë të dalin me praktika të mira në të ardhmen.

Ai gjithashtu shtoi se ata studentë që ofrojnë projekte të mira mund të marrin kredi nga fondi kreditor.

“Për momentin ky ishte vetëm takim informues, ndërsa tash i mbetet Qeverisë që të gjejë investitorë për këto projekte”, u shpreh zëvendëskryeministri.

“Ne u morëm vesh të krijojmë një grup punues dhe të shohim sa kushton dhe të zhvillohet shpejtë, por ky projekt kushton shumë por ne do mundohemi që ta bëjmë të mundshme dhe do të shohim për investitorë”, tha Kelmendi.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi javëve të fundit ka shtuar takimet e tij në terren.

Ai u emërua nga kryeministri Isa Mustafa si zëvendës tij para më shumë se 1 muaj.

http://kallxo.com/ramiz-kelmendi-emerohet-zevendes-kryeminister/

Ndryshe, Universiteti i Prishtinës në korrik të këtij viti ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për angazhimin e 500 studentëve të pesë fakulteteve në punë praktike me pagesë.

http://kallxo.com/500-studente-te-se-pune-praktike-ne-institucione-kulturore/

Në muajin tetor, edhe Ministria e Arsimit kishte nënshkruar një memorandum të tillë bashkëpunimi me UP-në për praktikë tremuajshe të 100 studentëve.

http://kallxo.com/ministria-e-arsimit-hap-dyert-per-praktikante-nga/

Ndërsa, në janar Universiteti i Prishtinës kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Financave.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 600 studentë të UP-së mund të kryejnë praktikë tremuajshe, dhe ata do të paguheshin për punën e tyre.

http://kallxo.com/praktike-e-studenteve-ne-ministrine-e-financave/

KALLXO.com ka raportuar se si një studenti që kishte punuar si praktikant nuk i është dhënë paga.

http://kallxo.com/studentit-praktikant-nuk-jepen-pagat/