Ministri Abelard Tahiri dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Foto: MD

Qeveria e Kosovës Ndan 40 Mijë Euro për Një Shkollë në Bujanoc

Qeveria e Kosovës ndau sot 40 mijë euro për nevoja të një shkolle në Bujanoc.

Propozimi është bërë nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, e cila erdhi dy ditë pasi ai kishte vizituar këtë shkollë në kuadër të një vizite zyrtare që kishte bërë në Luginën e Preshevës.

Tahiri tha se mjetet e zotuara do të sigurohen nga buxheti i ministrisë që ai e drejton.

Sipas tij, nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve ndërsa ky, sipas tij, kishte një shqetësim e kishte dëgjuar nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi

“Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të”, tha Tahiri.