Pamje nga një mbledhje e qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria- 350 Mijë Euro për Parandalim të Etheve Hemorragjike

Qeveria dha sot 350 mijë euro për dezinsektim të hapësirave në zonat tradicionalisht të prekura nga ethet hemorragjike.

“Ministri i Shëndetësisë tha se ndarja e mjeteve është një hap i qëlluar dhe me kohë, sepse dezinsektimi i hapësirave në zonat endemike në Kosovë që preken nga sëmundja e etheve hemorragjike Krime-Kongo është një veprim shtesë i veprimeve që ndërmerren nga të gjitha institucionet, qoftë ato lokale dhe qendrore”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Sipas komunikatës, qeveria dha edhe 432 mijë euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kryeministri Mustafa në mbledhje kërkoi nga ministrat e bujqësisë dhe shëndetësisë të kryhen kontraktimet e nevojshme për kryerjen e dezinsektimit të hapësirave.

Dy vjetët e fundit nuk ka pasur të vdekur në Kosovë nga ethet hemorragjike, ndërsa viti mq i rëndë konsiderohet 2013-ta kur në Komunën e Malishevës nga këto ethe vdiqën 6 persona.

http://kallxo.com/mjeket-mblidhen-per-tu-gjetur-ilac-thumbimeve-nga-rriqrat/