Qendra e Kulturës, Vushtrri. Foto: Kallxo.com

Qendra e Kulturës në Vushtrri Rregullohet Brenda Tri Viteve

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Vushtrrisë kanë nënshkruar aneks marrëveshje për rinovimin dhe rindërtimin e një pjese të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, procedurat e të cilës do të fillojnë këtë javë.

Këtë projekt për renovim të Qendrës së Kulturës, Minstria e Kulturës do ta mbështesë më 630,000 euro.

Shpresa Rama, drejtore e Kulturës në Vushtrri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Komuna e Vushtrrisë do të ndajë 800’000 euro për këtë projekt.

Rinovimi dhe ndërtimi i një pjese të Qendrës së Kulturës do të jetë projekt tre vjeçar (2017-2019).

Në dy vitet e para, nga Komuna e Vushtrrisë do të ndahen 400,000 euro ndërsa vetëm për vitin e tretë janë paraparë të ndahen 400,000 euro.

Në mars të këtij viti KALLXO.com shkroi për gjenden e rëndë në Qendrën e Kulturës në Vushtrri.

Drejtoresha e Kulturës ne Vushtrri, Shpresa Rama kishe thënë se komuna ka për synim ta rinovojë sallën e kësaj qendreje, ndërsa pjesën tjetër ta demolojë deri në atë masë sa të mund të bashkëngjitet me sallën.

Qendra e Kulturës do të përmbajë të gjitha hapësirat që i duhen kulturës, duke filluar nga arkivi, sallat e baletit dhe të vallëzimit, salla e instrumenteve, ateleja e piktorëve, galeria e artit, salla e madhe e leximit, salla e madhe e librave, salla e teatrit, salla e konferencave, hapësira multifunksionale, si dhe zyra për administratë”, kishte thënë Rama për KALLXO.com.

Për gjendjen e e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet është debatuar edhe gjatë debatit ndërmjet kandudatëve për kryetar të komunës së Vushtrrisë për zgjedhjet e 22 tetorit.

Kandidatët për Vushtrrinë në Debat Pernime