Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës - Ramadan Hoti - Foto: Facebook

PZAP Gjobit PDK-në e Gjakovës për Vendosje të Banerit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjetur të bazuar një ankesë të BIRN dhe IKS dhe ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës – dega në Gjakovë me 850 euro.

Ankesa e BIRN dhe Internews Kosova ndaj PDK-së në Gjakovë ishte bërë me pretendimin se në fshatin Rogovë mbi rrugë publike ishte vendosur baneri i kandidatit të PDK-së, Ramadan Hoti, e kjo paraqet shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Në përgjigjen e saj ndaj PZAP-së, PDK ka theksuar se shkelja nuk kishte qenë e qëllimshme dhe se kjo është bërë nga aktivistë të painformuar mirë me rregullat zgjedhore dhe se sapo janë njoftuar kanë ndërmarrë masat përmirësuese duke i larguar banerat nga rruga.

Megjithatë, ky arsyetim i PDK-së nuk e ka bindur Panelin Zgjedhor që i ka shqiptuar 850 euro gjobë.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për shkeljet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Deri më tani si rezultat i ankesave të BIRN dhe IKS janë dënuar disa subjekte politike.

http://kallxo.com/zafir-berisha-denohet-1800-euro-per-spotin-femije/

http://kallxo.com/pzap-denon-lirak-celajn/

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-denohet-nga-pzap/

http://kallxo.com/burim-berisha-denohet-me-2-000-euro-per-perdorim-te-femijeve-ne-fushate/