PZAP Dënon me 3,500 Euro Gjobë AAK-në

Një takim me qytetarë i kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Lutfi Bilalli, i ka kushtuar me 3,500 euro gjobë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, e ka gjetur të bazuar ankesën e parashtruar nga BIRN dhe Internews Kosova të paraqitur ndaj tubimit të kandidatit Bilalli.

Ankesa e BIRN paraqiste se si kandidati i AAK-së për Vushtrrinë në një takim të mbajtur me qytetarë në fshatin Stanoc i Ulët i Vushtrrisë,  në të cilin kanë marrë pjesë edhe persona nën moshën 18 vjeçare.

Në arsyetimin e tyre të para PZAP-së, përfaqësuesit e subjektit politik janë arsyetuar duke thënë se gruaja e njërit nga kandidatët për asamble nuk ka pasur se kujt t’ia lë fëmijët dhe i ka marrë me vete.

Ky arsyetim nuk është konsideruar i mjaftueshëm nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që i kanë shqiptuar gjobën prej 3500 euro.

Si rezultat i ankesave të parashtruara nga BIRN dhe Internews Kosova deri më tani disa subjekte politike janë gjobitur ndërsa KALLXO.com ka raportuar për të gjitha këto gjobitje.

Deri më tani, PZAP ka shqiptuar një numër të madh të gjoibave në bazë të ankesave të BIRN/Internews Kosova

Dënimi i Dytë nga PZAP-i i Mimoza Kusari-Lilës

Gazmend Muhaxheri Dënohet nga PZAP

PZAP Gjobit PDK-në e Gjakovës për Vendosje të Banerit

Shpend Ahmeti Dënohet nga PZAP

PZAP Dënon Lirak Çelajn

Zafir Berisha Dënohet me 1800 Euro për Spotin me Fëmijë