Pamje nga Merdari | Foto: KALLXO.com

Punime në Merdar- Policia Kërkon Shmangien e Kësaj Pike

Policia e Kosovës në një njoftim kërkon nga qytetarët që gjatë dy javëve të para të nëntorit të shmangin nëse kanë mundësi kalimin në Serbi nëpërmjet Merdarit, sepse, sipas policisë gjatë kësaj kohe do të zhvillohen punime.

“Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 01 deri 15 nëntor 2017, do të  ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar”, thuhet në njoftim.

Policia në këtë kohë kërkon që të shfrytëzohen pikat tjera kufitare me Serbinë.

“Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme,  informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht ti shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë”, vijon njoftimi.

KALLXO.com kishte shkruar se pikat kufitare Kosovë-Serbi do t’i ndërtojë Komisioni Europian.

Komisioni Europian Ndërton Pikëkalimet Kosovë-Serbi

Gjatë vikendit mediat shkruan për pritje të gjata në këtë pikë kufitare.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për pritjet dhe kolonat e gjata në këtë pikë kufitare, sidomos gjatë verës ose në kohën e festave të fund-vitit kur në Kosovë kthehen njerëzit nga diaspora.