Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Punëtorja e Supremes Akuzohet për Ryshfet

Lajmi bëhet i ditur me anë të një komunikate të lëshuar nga kjo prokurori.

Sipas komunikatës përveç për marrje ryshfeti, punonjësi i Gjykatës Supreme akuzohet edhe për vepra tjera.

Një nga të pandehurit është një punëtor i Gjykatës Supreme, akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit dhe atë të ushtrimit të ndikimit<” thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Komunikata sqaron edhe akuzat me të cilat ngarkohen dy të arrestuarit tjerë.

“Të pandehurit e tjerë akuzohen për dhënie të ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit,” shpjegon komunikata.

Aktakuzën e ka ngritur një Prokuror Ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas një hetimi kompleks të kryer nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

KALLXO.com shkroi në maj të këtij viti për bastisjen që iu bë referentes së Gjykatës Supreme Bukurie Haxhimurati, e cila u bastis atëherë pikërisht nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.

Haxhimuratit atëherë i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, edhe pse prokurori kishte kërkuar paraburgimin.

http://kallxo.com/ja-pse-u-arrestua-referentja-e-gjykates-supreme/