Punëtori i KEK-ut Vdiq pasi Ra nga Lartësia

Punëtori i KEK-ut që vdiq mbrëmë para mesnatës në vendin e punës, ra nga lartësia.

Policia në raporrin 24 orësh njofton për një vdekje të dyshimtë në Obiliq.

“Raportohet se viktima gjersa ka qenë duke punuar aksidentalisht ka ra nga lartësia me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka vdekur”, thuhet në raportin policor.

Policia më tutje njofton se vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa prokurori ka urdhëruar obduksionin e trupit të pajetë.

Sindikata e Re e KEK-ut njoftoi sot për vdekjen e këtij punëtori.

http://kallxo.com/vdes-nje-punetor-kek-ut/