Punëtorët e Postës Nuk Kanë Marrë Pagën, Sindikata Kërkon Përkrahje edhe nga Qeveria

Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës po kërkon përkrahje nga bordi i Postës dhe Qeveria e Kosovës në lidhje me gjendjen financiare me të cilën po përballet Posta e Kosovës.

Në njoftim, Kryesia e Shoqatës Sindikale thotë se ekzekutimi i pagave për punëtorët nuk është bërë ende dhe se kërkon nga Bordi e Qeveria që të rrisin përpjekjet e tyre për gjetjen e zgjidhjes afatgjate për të përmirësuar gjendjen financiare nga e cila sigurohet mirëqenia e mbi 1 mijë familjeve e të cilat janë të varura nga pagat e Postës.

“Në emër të Punëtorëve të Postës së Kosovës kërkojmë përkrahje maksimale në fuqizimin e PK, Sh.a, në rritjen e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen financiare përmes shërbimeve institucionale, mbulueshmërinë e shërbimeve universal Postare si një e drejte e garantuar me ligj për operatorin publik Posta e Kosovës, dhe përmes zbatimit të kontratave të shërbimeve postare, e cila njëkohësisht do të ngrit edhe imazhin dhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës si ndërmarrje publike”, thuhet në njoftimin e Kryesisë.

Sipas Kryesisë, Bordi dhe Qeveria duhet të rrisin angazhimin e tyre përmes të cilave edhe punëtorët e Postës së Kosovës t’i kenë pagat e siguruara në afat kontraktual.

“Nga java e ardhshme ne do të detyrohemi të ndërmarrim hapa Sindikalë deri në realizimin e të drejtave tona, në ekzekutimin e pagave për punëtorët e Postës së Kosovës”, thuhet më tutje në njoftim.

http://kallxo.com/luksi-bordit-dhe-menaxhmentit-te-postes/

KALLXO.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë kanë shkruar vazhdimisht për problemet financiare të postës.

http://kallxo.com/posta-ne-krize-financiare-mund-te-mos-kete-paga-1-prill/

Vazhdon Mbipopullimi i Postës