Ramush Haradinaj ne KEK

Punëtorët e KEK-ut të Zhgënjyer Rreth Premtimit për Pagat

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë vendosur që të vazhdojnë me protestat deri në ngritjen e pagave.

Edhe pse ishte premtuar se pagat e tyre do të rriten për 100 euro, Sindikata thotë se ky premtim nuk është mbajtur.

Premtimi i kryeministri Ramush Haradinaj për këtë ngritje ka dëshpëruar punëtorët e KEK-ut.

Ata do të protestojnë deri në ngritjen e pagave ashtu siç kishte premtuar kryeministri Haradinaj.

Në një komunikatë për media dërguar nga Sindikata e Re e KEK-ut bëhet e ditur se Bordi i kësaj korporate i mbledhur dje nuk ka marrë vendim që pagat e punëtorëve të rriten në mënyrë lineare për 100 euro më shumë.

“Pasi që kjo ende nuk ka ndodhur dhe se tashmë është humb edhe besimi të punëtorët nga këto premtime boshe, ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës kemi vendosur që të vazhdojmë me protestat deri në ngritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro”, bëhet e ditur në komunikatë.

Javën e kaluar, Gazeta jeta në Kosovë shkroi se Bordi i KEK-ut nuk ka mundur të marrë vendim për ngritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut.

Bordi Nuk Vendos Rritjen e Pagave Për Punëtorët e KEK-ut