Era Istrefi & Dua Lipa

Publikohet kënga e "Botërorit 2018", ku këndon Era Istrefi

Është publikuar versioni audio i këngës e cila do hap muajin e ardhshëm Kampionatin Botëror të Futbollit “Rusia 2018”.

Përveç lojtarëve shqiptar të cilët do të marrin pjesë në kampionatin botëror edhe një shqiptare tjetër do të jetë pjesë e tij, por jo për të luajtur futboll.

Këngëtarja nga Kosova Era Istrefi do të performoi në hapjen e kampionatit, kënga e së cilës është publikuar mbrëmë.

Era do të performoj në krah të aktorit me famë botërore dhe këngëtarit Will Smith si dhe këngëtarit Nicky Jam.

Në anën tjetër edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, do të jenë pjesë e performimeve në gara të futbollit.

Dua do të hapë finalen e Chamions League me këngën ‘New Rules’. Ndërsa Rita Ora do promovojë futbollin e UEFA për femrat.