Publikohet Emri i Personit që u Hodh nga Ndërtesa e Radio Kosovës

Drejtori Azem Bujupi tha se identiteti i të ndjerit është i paditur dhe se është hedhur nga kati i 8-të ose i 9-të

Menaxhmenti i RTK-së ka konfirmuar se personi i cili dyshohet se është hedhur nga katet e larta të ndërtesës së Radio Kosovës, ishte punëtor i transmetuesit publik.

Në një deklaratë të lëshuar, RTK thotë se me pikëllim të thellë mori lajmin për humbjen e punëtorit të Radio Kosovës, Emin Rexhepit.

“Emini ishte një punëtor i zellshëm i Radio Kosovës, djalë i qetë, komunikativ dhe i shoqërueshëm. Kjo është një humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës. Menaxhmenti i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa nga organet kompetente kërkon që të zbardhin në detaje vdekjen e tij”, thuhet në deklaratën e RTK-së.

18:56

Personi që humbi jetën pasi dyshohej se ra nga katet e larta të ndërtesës së Radio Kosovës, mund ketë kryer vetëvrasje.

Drejtor i këtij institucioni, Azem Bujupi, tha se personi ka kërcyer prej katit të 8-të ose të 9-të.

Drejtori i Radio Kosovës shtoi se nuk dihet identiteti i tij sepse policia nuk e ka treguar, por tregoi se është mashkull, rreth 40 vjeç.

Ende nuk dihet si ka ndodhur rasti, dhe po pritet raporti i policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mbrëmje dhe u konfirmua fillimisht nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.

“Është një vdekje e dyshimtë në rrugën “Xhorxh Bush. Informatën e kemi që një person ka rënë nga ndërtesa por nuk dimë më shumë detaje”, tha për KALLXO.com zëdhënësja.

27 Tetor 2015 - 20:12

Kaltrina Rexhepi 27/10/2015 - 20:12
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend