FOTO ILUSTRIM

“Psikologu” Arrestoi 5 Persona

Tre persona janë arrestuar, pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë më lëndë narkotike dhe dy persona tjerë janë ndaluar, ka njoftuar Policia shqiptare.

“Gjatë hetimeve specialistët zbardhin dhe dokumentojnë gjashtë ngjarje ku shtetasit e mësipërm janë të implikuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi dy-mujor me metoda speciale, më datë 27.07.2017 kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ‘Psikologu’”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.

Sekuestrohen Heroinë, Kokainë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe telefona celularë.

Siç njofton Policia shqiptare, janë proceduar penalisht pesë shtetas, tre prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë janë ndaluar.

“Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A.B. 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P. Durrës; A.H. 50 vjeç, banues në Durrës; S.Z. 32 vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P. Durrës për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Janë ndaluar shtetasit S.Sh. 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P. Durrës; S.D. 38 vjeç, banues në Durrës”, ka bërë të ditur Polica. .

Sipas Policisë, shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P. Durrës.

Në këtë aksion janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

42.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë;

13 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

36 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;

2 peshore elektronike;

3 250 € dhe 27 500 lekë të reja;

5 telefona celularë.