Pse u Hesht Skandali i Gjykatës së Drenasit?

Hulumtimi tregoi se përgjegjësit e kësaj gjykate nuk i kanë regjistruar rreth 20 mijë lëndë të kundërvajtjeve në regjistrat e lëndëve të kësaj gjykate. Dëmi nga mos-regjistrimi i mbi 20 mijë lëndëve mund të arrijë në qindra mijëra euro për buxhetin e shtetit.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, në Gjykatën e Drenasit mbi 10 mijë lëndë të vitit 2014 stafi përgjegjës i kësaj gjykate nuk i ka regjistruar fare në regjistrat e gjykatës. Të gjeturat treguan se pasi janë lënë lëndët e vitit 2014 pa u regjistruar, përgjegjësit e Gjykatës kanë vazhduar me regjistrimin e lëndëve të vitit 2015, pa i regjistruar fare ato të vitit paraprak 2014. Si rezultat i kësaj, mbi 10 mijë lëndë të kundërvajtjeve në këtë gjykatë janë parashkruar pa u regjistruar, pasi ato lëndë janë lënë në harresë.

Kjo gjendje është toleruar edhe në vitin 2016-të. Sipas të gjeturave tona del se lëndët e vitit 2016-të bashkë me ato të vitit 2014 janë regjistruar në vitin 2017.

Hulumtimin e plotë të ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: