PSD në takim me Apostolovësn, Foto:Facebook/PSD

PSD prezanton platformën politike para ambasadorëve

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate, nën drejtimin e kryetarit Shpend Ahmeti janë takuar sot me ambasadorët dhe përfaqësuesit tjerë diplomatik të vendeve anëtare të BE-së.

Këtë takim e kishte organizuar përfaqësuesja e Komisionit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova.

PSD gjatë këtij takimi ka prezantuar platformën politike dhe bindjet, vlerat e besimet politike të përmbledhura në ‘Deklaratën e Parimeve’.

“Në këtë takim, të cilin e kishte organizuar përfaqësuesja e Komisionit Evropian, znj. Natalia Apostolova, prezantuam platformën politike të PSD-së dhe bindjet, vlerat e besimet tona politike të përmbledhura në Deklaratën e Parimeve”, thuhet në postimin e PSD-së në Facebook.