Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Provon Fatin në Kazino me Para të Falsifikuara

Një shtetas i Maqedonisë me inicialet E. A është arrestuar pasi dyshohet se shkoi në një kazino të luante me para të falsifikuara.

Sipas një njoftimi të policisë së rajonit të Gjilanit, menaxheri i një kazinoje në Gjilan ka raportuar se një person shtetas i Maqedonisë kishte shkuar në kazinonë e tij që të luajë në aparate të lojërave të fatit, duke përdorur një bankënotë prej 100 eurove të falsifikuara.

Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar policia ka arritur t’i gjejë të dyshuarit katër bankënota të shumës 100 euro të falsifikuara.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar në polici për 48 orë.