Protestuesit 'Krijojnë Burg' për Protagonistët e ‘Pronto2’

Protestuesit kundër aferës “Pronto2” simbolikisht krijuan burgun për politikanë të njohur që vërtetohet se kanë shkelur ligjin.

Ata në aksionin e sotëm simbolik burgun ku dëshirojnë t’i shohin të përfshirët në përgjimet e publikuara dhe politikanët tjerë që kanë rënë ndesh me ligjin e quajtën “Dyz V. I. P.”

Burgun e “përuroi” aktivistja e #protestoj Aulona Mehmeti, duke thënë se nga ky burg politikanët nuk mund të zgjidhen kryetarë komunash dhe deputetë duke qëndruar aty.

Hekuran Sylejmani, një aktivist tjetër i #protestoj tha se aferën e përgjimeve krerët e shtetit po mundohen ta paraqesin si normale.

“Pak kohë na ndajnë nga protesta e shtatë me radhë e cila do të mbahet nesër në po të njëjtin shesh dhe ne si organizatorët deshëm të shprehim shqetësimin tonë për deklaratat e Kryeministrit të Kosovës që janë në një vijë me ato të kryetarit të Pronto Departamentit të Korrupsionit Kadri Veseli. Këta të dy po mundohen ta paraqesin si diçka normale atë që ka bërë Adem Grabovci,” tha Sylejmani.

Ai bëri të ditur se protesta e shtatë do të vazhdojë derisa institucionet e pavarura do të lirohen nga ky mentalitet i ulët politik “se bordet u takojnë vetëm partive që janë në pushtet”.

Telefonat e përgjuara filluan të publikohen më 1 gusht në platformën online insajderi, ndërsa protagonist kryesor i tyre është deputeti i PDK-së Adem Grabovci.

Ai në telefonata dëgjohet të bisedojë me zyrtarë të lartë shtetërorë e të PDK-së Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe duke larguar nga puna e vendosur për punësimin e njerëzve partiakë nëpër borde të ndërmarrjeve.

Grabovci ps publikimit të përgjimeve kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë masë të përkohshme e cila do të ndalonte vazhdimin e publikimit të përgjimeve, por gjykata e refuzoi një kërkesë të tillë.

http://kallxo.com/kerkesa-e-grabovcit-pergjimet-duhej-te-asgjesoheshin/

Ndaj Grabovcit prokuroria nisi hetimet fillestare në lidhje me përgjimet e publikuara, ndërsa Grabovci dha dorëheqje nga pozita e shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

http://kallxo.com/nisin-hetimet-ndaj-adem-grabovcit/

#protestoj ka zhvilluar deri tash gjashtë protesta dhe disa aksione simbolike për të cilat ka shkruar KALLXO.com.

http://kallxo.com/qeveria-sulmohet-aeroplane-prej-letre/

http://kallxo.com/qese-uje-ndaj-qeverise/

http://kallxo.com/proteste-fishkellima-ne-lidhje-pronto-2/

http://kallxo.com/qeveria-gjuhet-leter-tualeti/

http://kallxo.com/parulla-interesante-ne-protesten-e-shoqerise-civile-kunder-pronto-2/