Protesta te rektoraati | Foto: KALLXO.com

Protestuesit Duan që UP-ja të Kërkojë Falje për Rastet e Ngacmimeve Seksuale

Në oborrin e Rektoratit të UP-së është protestuar kundër rasteve të ngacmimeve seksuale.

Protestuesit që për këtë protestë kanë formuar Grupin Antiseksist në UP, bashkë me organizatat Art Polis, USPE dh ORCA, mbanin parullat “Zgjidhje është Kodi i Sjelljes, jo i Veshjes”, “Çka Kishte veshur Ngacmuesi Im”, “Boll Mbështetët Abuzuesit”, etj.

Protesta ndodh pasi prorektorja Teuta Pustina- Krasniqi kishte fajësuar për ngacmimet seksuale në UP veshjen provokative të studentëve.

Prorektorja pastaj tha se i ishte marrë vetëm një pjesë e deklaratës, ndërsa deklaroi se nuk i arsyeton ngacmimet seksuale në universitet. Ajo më pas u shkarkua.

Por në protestë Arola Hyseni, pjesë e grupit Antiseksist në UP, tha se shkarkimi i prorektores nuk mjafton.

“Javën që shkoi në ishim dëshmitarë të një vendimi të drejtë për shkarkimin e prorektores e cila i fajësoi viktimat e ngacmimit të cilat i akuzoi për veshje provokative. Shkarkimi i prorektores nuk ishte kërkesa jomë e vetme”, tha Hyseni.

Ajo më tutje tha se UP-ja duhet të kërkojë falje për rastet e ngacmimeve seksuale.

“Ne kërkojmë ndryshimin e kodit të etikës, kërkojmë nga UP të kërkojë falje për te gjitha rastet e ngacmimeve seksuale të paraqitura në UP”, tha Hyseni.

Kundër ngacmimeve seksuale në UP u protestua edhe më 28 mars, kur njëra nga protestueset tregoi se vetë ishte viktimë e ngacmimit seksual.

http://kallxo.com/studentet-gjuajne-ne-oborr-te-rektoratit-kodin-etik-te-se/

KALLXO.com shkroi në shkurt se në UP nuk ndëshkohen ngacmimet seksuale.

http://kallxo.com/ne-nuk-parashihen-ndeshkime-per-ngacmim-seksual/