Protestë për Punë Para Qeverisë dhe Kuvendit

Nje grup i të rinjve pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas  kanë dalë sot para ndërtesës së qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të protestuar në kërkim të rritjes së mundësive të punësimit për këto komunitete.

Ata kanë kërkuar trajtim të barabartë nga Qeveria ndërsa në duar kanë mbajtur pankarta në gjuhët e tyre, gjuhën shqipe dhe atë angleze.

“Duam që të na garantohen vende të punës në institucionet shtetërore dhe publike ashtu siç na garantohet me Kushtetutë”, ka thënë Isak Skenderi, përfaqësues i OJQ-së “VORAE” (Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve).

rae1