Vuk Jeremiq | Foto: Facebook

Protestë në Prishtinë Kundër Jeremiqit në OKB

Protesta pritet të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim në orën 12:00.

Jeta Berisha, njëra nga organizatoret e protestës, tregoi për KALLXO.com arsyet e protestimit.

“Nëse një antishqiptar si Jeremiq zgjidhet kryetar i OKB-së, atëherë për 10 vjet Kosova do të humbë anëtarësimin në OKB, aq sa e ka mandatin. Këto janë politika te Serbisë, e kemi realitetin përpara gjithë këto vite dhe ende po na diskriminojnë gjithkund nëpër botë,” tha Berisha.

Vuk Jeremiq është në mesin e dhjetë kandidatëve që konkurrojnë për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ndërsa raundi i tretë i votimit për këta kandidatë do të zhvillohet të hënën .

Berisha tha për KALLXO.com se protesta e së shtunës do të jetë ndryshe nga të tjerat që jemi mësuar t’i shohim në Prishtinë.

“Protesta pritet të jetë më ndryshe se protestat që jemi mësuar me i pa së fundmi. Të gjitha subjektet politike e kanë përshëndetë iniciativën dhe do te na mbështesin. Deri tani kemi gjetur mbështetjen e të gjitha komunave te Kosovës, po marrim mesazhe nga organizata joqeveritare te ndryshme dhe nga fondacione të ndryshme,” tha Jeta Berisha.

Organizimin e kësaj proteste e përkrahu sot edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me anë të një komunikate.

Jeta Berisha, duke iu referuar kominukatës së lëshuar nga organizatorët e protestës në Prishtinë bëri të ditur se nënat e Srebrenicës dhe Zhepës në Bosnjë u kanë dërguar letër proteste “të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së”.

Procedura e kandidimit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së nisi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa zëvendësuesi i Ban Ki Moon-it do të ulet në “karrigen e tij” në janar të vitit 2017.

Kandidati që përzgjidhet nga dhjetë të mbeturit në garë nga Këshilli i Sigurimit i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku për t’u zgjidhur sekretar i përgjithshëm.