Në Klinë protestohet për lirinë e Haradinajt | Foto: KALLXO.com

Protestë në Klinë për Lirinë e Haradinajt

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizuan sot protestë para Kuvendit Komunal të Klinës për lirinë e Ramush Haradinajt.

Ramush Haradinaj që po mbahet në Francë që nga 4 janari kur u arrestua me një fletarrestim të INERPOL-it të lëshuar nga Serbia, pritet të dalë para gjykatës franceze në Colmar më 2 mars, kur do të vendoset lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e tij.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se përvjetori i nëntë i pavarësisë së Kosovës ishte festë gjysmake pa Haradinajn.

“Kosova pa gjeneral është gjysmë Kosovë. Ne 9 vjetorin e pavarësisë e kemi festuar në mënyrë gjysmake,” tha Gucati, teksa shtoi se Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar dy herë në Hagë.

KALLXO.com shkroi të premten se Haradinaj u përball me gjykatat, duke mos qenë i pranishëm në Kosovë gjatë shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe në tre përvjetorë tjerë të saj.

http://kallxo.com/kater-17-shurtat-neper-gjykata-te-ramush-haradinajt/

Në protestë të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës së Klinës Enver Berisha, drejtorë të drejtorive komunale dhe zyrtarë nga kabineti i kryetarit Bashota.

16880938_10210815140708957_1623291603_o

KALLXO.com shkroi edhe për protesta tjera ku u kërkua liria e Haradinajt.

http://kallxo.com/protesta-ne-peje-haradinaj-e-ka-deshmuar-pafajesine/

http://kallxo.com/ne-gjakove-kerkohet-lirimi-haradinajt-nga-burgu-francez/