Protestë me Fishkëllima në Lidhje me “Pronto 2”

Protestuesit gjatë marshimit drejt institucioneve qeveritare brohoritën “E keni dh… punën, m… e keni ba”, dhe “Pa Drejtësi nuk ka Qetësi”, ndërsa fishkëllyen edhe me filikaqa.

Pasi morën vesh se Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së thanë se ajo nuk mjafton.

“Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje, por kjo nuk mjafton. Dhe ne nuk do të ndalemi derisa të arrijmë qëllimet tona,” tha Hajrulla Çeku nga organizata “Ec Ma Ndryshe”.

Disa protesta dhe aksione simbolike janë organizuar në Prishtinë pas publikimit të përgjimeve telefonike të zyrtarëve të PDK-së dhe atyre shtetërorë.

KALLXO.com ndoqi edhe protestat tjera.

http://kallxo.com/protestuesit-ia-nderrojne-emrin-pdk-se/

http://kallxo.com/parulla-interesante-ne-protesten-e-shoqerise-civile-kunder-pronto-2/

http://kallxo.com/shoqeria-civile-ia-rikujton-ligjin-prokurorit-te-shtetit/