Valmir Krasniqi, Revista "Math Problems"

Protestat Bëhen 'Kur Universiteti Nuk ka Rezultate të Mira'

Valmir Krasniqi, kryeredaktor i revistës “Math Problems”, duke folurpër protestat e studentëve, arsyetoi veprimet e tyre pasi, sipas tij, ata kanë shprehur pakënaqësitë.

Ai shtoi se këto protesta janë të pranishme pasi që asnjë rektor nuk ka treguar se Universiteti i Prishtinës po bëhet më mirë dhe kjo i bën që studentët të ‘rebelohen’.

“Cilësia viteve të fundit lidhet me avancimet e stafit të UP. Ky rektor ose ky menaxhment ka bërë shkelje drastike të kritereve të statutit të UP-së. Kanë avancu njerëz të brendshëm, këshilltarë të tij personal, cilët nuk janë rekomanduar. Ka shkelje brenda stafit të UP-së”, tha Krasniqi.

Ai përmendi disa nga nenet e shkelura nga stafi menaxhues i Universitetit të Prishtinës,e gjithashtu theksoi se punimet shkencore të profesorëve të UP mund të publikohen edhe në Google dhe sipas kësaj një profesori mund ti numërohet një publikim shkencor i botuar.

Deklaratën e Valmir Krasniqit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: