Protesta për Liri të Lëvizjes te Ura e Ibrit

Ata në rrethojat e urës së Ibrit të vendosura nga BE-ja në tetor të vitit të kaluar me qëllim të revitalizimit të saj, një proces që është bllokuar nga moscaktimi i kufijve mes Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut, vunë disa pankarta të mëdha me porosi për BE-në, Qeverinë e Kosovës dhe kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.

Ata duke ironizuar me projektin për revitalizimin e urës, në njërin prej pankartave shkruan “ Sponsor:  Bashkimi Evropian, Projekti: Barrikada për ndarjen e Mitrovicës, Çmimi: Ndarja e Kosovës”.

Në një pankartë tjetër paraqitën një semafor ku ishte e aktivizuar drita e kuqe si ndalim të Qeverisë së Kosovës për ndalje në veri, ndërsa kryetari Agim Bahtiri u portretizua pranë disa lopatave, duke iu shtruar pyetja Kur? që lidhej me heqjen e barrierave në urë.

Protestuesit me vete mbanin edhe parullat “Duam Liri të Lëvizjes” dhe “Qeveria e Serbisë e Do Veriun më Shumë se Qeveria e Kosovës”.

Bujar Voca, udhëheqës i kësaj iniciative tha se Qeveria e Kosovës nuk po bën asgjë për kthimin e shqiptarëve në veri.

Ai shtoi se edhe Agim Bahtiri kryetari i Mitrovicës disa herë ka premtuar se do të hiqet barrikada dhe shqiptarët do të kthehen në prona e tyre e në ndërkohë nuk bëri asgjë.

ura e ibrit

Protestuesja Gonxhe Qaushi, banore e veriut tregoi për problemet me të cilat përballen shqiptarët e asaj pjese.

Voca, njëri nga organizatorët, nuk e mohoi e as pohoi që është aktivist i PDK-së.

Ai u pyet nga gazetari i KALLXO.com se pse në pankartat e vendosura te Ura e Ibrit nuk është i vendosur edhe ish-kryetari nga PDK-ja Avni Kastrati dhe ish-kreu i qeverisë Hashim Thaçi, pasi edhe në kohën e qeverisjes së tyre ishin po këto probleme.

Voca deklaroi se në kohën e Kastratit ishin ndërtuar disa shtëpi të shqiptarëve në veri, ndërsa kishte lëvizje për kthimin tyre, të cilat sipas tij tash po mungojnë.

Pjesë e protestës ishte edhe Musa Preteni, ish-kryetari i Aleancës së të Rinjve, pjesë e AAK-së që dha dorëheqje vitin e kaluar nga kjo pozitë.

BE-ja planifikonte që ura të revitalizohej deri në qershor të këtij viti.

http://kallxo.com/ura-e-ibrit-rrethohet-ne-tri-ane-me-llamarina/

ura e ibrit 2