Pronto i Zvogëlon Të Hyrat Vjetore Grabovcit

Adem Grabovci, Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në rubrikën pasuria e paluajtshme edhe pse ka deklaruar se ka pasuri më shumë se 4 hektarë tokë rreth 200 metra katrorë banesë, vlerën e tyre e ka deklaruar me zero.

Grabovci njëjtë ka vepruar dy vjetët e fundit. Ai pasurinë e luajtshme dhe paluajtshme në AKK e ka deklaruar me vlerën zero.

Ish shefi i PDK-së në Kuvend, të cilin mund ta njohim nga afera “Pronto”, ka deklaruar se paratë i gatshme në vlerë prej 11 mijë e 274 eurove i janë rritur për 1 mijë e 200 euro.

Si duket afera “Pronto” ndikoi në të hyrat vjetore të Grabovcit pasi që këtë vit ai ka 1 mijë e 569 euro më pak se vitin e kaluar, pasi ishte shkarkuar nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së

Grabovci në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se kanë edhe një kredi në vlerë prej 15 mijë eurove.