UEFA Pak si Nesër

Emisioni i radhës “Jeta në Kosovë“, trajton shkaqet pse ekipet kosovare nuk morën leje për të garuar në ligat evropiane.

Gazetari i mirënjohur kosovar i sportit, Andin Lokaj, ka bërë një reportazh të detajuar rreth shkaqeve pse Ferronikeli dhe Prishtina nuk do të jenë pjesë e garave të organizuara nga UEFA.

Cilat ishin kriteret që nuk u përmbushën nga kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës?

Përgjigje japin drejtori i FC Prishtina, Sokol Krasniqi, kryetari i Ferronikelit, Ekrem Elshani, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, kryetari i Komitetit Olimpik, Besim Hasani, selektorja e përfaqësueses kosovare në futboll, Afërdita Fazliu, si dhe ish-futbollisti i mirënjohur, Arsim Plepolli.