PROMO: Pazaret me Tokën Komunale

Hulumtimi gjithashtu tregon se në vitin 2011, kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, kishte marrë vendim për shpronësimin  e një hapësire prej 30 ari në fshatin Gollubovc, një fshat malor rreth njëzet kilometra larg qytetit të Malishevës.

Të gjeturat nga hulumtimi i ekipit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, faktojnë se toka të cilën Komuna e shpronësoi në një zonë malore e kompensoi me 60 ari tokë komunale në qytetin e Malishevës.

Gjithashtu, ekipi i emisionit ka faktuar se në vitin 2011 këta 30 ari në emër të Komunës janë bartur nga një person i cili kishte vdekur në vitin 2005. Pra 6 vite para se të bëhej ky transaksion pronësor nga një person i vdekur në emrin e shkollës fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë.

Në fund të emisionit jepet rubrika e rregullt “Policia” me pamje ekskluzive nga aksione të Policisë në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.