Gjykimi i zyrtarë të AKP-së | Foto: KALLXO.com

Prokurorja Vazhdon të Mungojë në Gjykimin e Zyrtarëve të AKP-së

Prokurorja Dulina Hamiti përsëri ka munguar në gjykimin e zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Fevzi Hajdari e Taulant Tahirsylaj.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, bëri të ditur se nuk ka prova se prokurorja është thirrur me ftesë të rregullt.

Meqenëse nuk u plotësuan kushtet për mbajtjen e seancës, ajo u shty.

Prokurorja Hamiti mungoi edhe në dy seancat e para të këtij gjykimi gjatë qershorit, në njërën nga të cilat u tha se nuk erdhi ngase nuk mundi ta përgatisë fjalën përfundimtare.

http://kallxo.com/shtyhet-seanca-e-korrupsionit-nga-papergatitja-e-prokurores/

http://kallxo.com/prokurorja-nuk-paraqitet-ne-gjykimin-per-ryshfet/

Seanca e kaluar u shty për mungesë të kryetarit të trupit gjykues, Beqir Kalludra, i cili ndodhej në një trajnim.

http://kallxo.com/shtyrja-e-trete-e-gjykimit-te-zyrtareve-te-akp-se/

Në këtë seancë parashihej të mbahej fjala përfundimtare.

Në këtë proces gjyqësor, Fevzi Hajdari dhe Taulant Tahirsylaj të dy zyrtarë të AKP-së po akuzohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Hajdari dhe Tahirsylaj si persona zyrtarë në AKP me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ta shlyer borxhin në Administratën Tatimore të Kosovës prej 517 mijë eurove për pronën që dëshironte ta regjistronte Ramush Misini, keqpërdorën detyrën duke ia kërkuar atij 20 mijë euro.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.