Prokurorja nuk Paraqitet në Gjykimin për Ryshfet

Në gjykimin ku zyrtarët e AKP-së, Fevzi Hajdari dhe Taulant Tahirsylaj po akuzohen për marrje ryshfeti, prokurorja Dulina Hamiti nuk u paraqit në seancë.

Ndonëse muaj më parë kryeprokurori i vendit, Aleksandër Lumezi tha se prokurorët nuk do të duhej të ishin shkaktarë për shtyrjen e seancave, një gjë e tillë po ndodh në vazhdimësi.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra njoftoi palët e pranishme se seanca duhet të shtyhet përsëri.

“Mungon prokurorja e shtetit Dulina Hamiti dhe i dëmtuari Ramush Misini. Derisa prokurorja e shtetit ka qenë e njoftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, për të dëmtuarin Ramush Misini, gjykata nuk ka të dhëna se ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt”, tha Kalludra.

Pasi nuk u plotësuan kushtet e parapara me ligj, seanca u shty për muajin korrik.

Prokurorja Dulina Hamiti nuk ishte e pranishme as në seancën e këtij gjykimi më 15 qershor, kur u tha se arsye e mosardhjes së saj ishte pamundësia e përgatitjes së fjalës përfundimtare.

Edhe ajo seancë ishte shtyrë.

http://kallxo.com/shtyhet-seanca-e-korrupsionit-nga-papergatitja-e-prokurores/

Fevzi Hajdari dhe Taulant Tahirsylaj të dy zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Pivatizimit po akuzohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Hajdari dhe Tahirsylaj si persona zyrtarë në AKP me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ta shlyer borxhin në Administratën Tatimore të Kosovës prej 517 mijë eurove për pronën që dëshironte ta regjistronte Ramush Misini, keqpërdorën detyrën duke ia kërkuar atij 20 mijë euro.

Në mars të këtij viti Ramush Misini tregoi se si iu kërkuan këto para.

http://kallxo.com/deshmitari-kerkuan-20-mije-euro-per-regjistrim-te-prones/