Prokuroria: Sekiraqa e Vodhi “iPhone 4”

Në disa faqe aktakzuë prokuroria e Prishtinës ka përshkruar mënyrën e egër se si një qytetari të Prishtinë i ishte vjedhur një “iPhone”.

Viktima ishte ankuar në polici se një person gjysmë i maskuar i kishte grabitur telefonin “iPhone”.

Pas hetimeve të kryera, prokuroria pretendon se agresori ishte Bujar Sekiraqa.

Ai pretendohet se duke përdorur forcë me 30 mars të 2011- ës kishte arritur ti marrë nga dora telefoni një të riu nga Prishtina.

Sipas prokurorisë, i veshur me një shallë të cilën e kishte vënë në fytyrë, Bujari e kishte identifikuar viktimën dhe më pas duke e kërcënuar me thikë kishte arritur tja marrë telefonin.

I thirrur për tu përgjigjur për veprimet e tij të pretenduara nga prokuroria, Sekiraqa, ka mohuar sot fajësinë para gjykatës.

“Ndihem plotësisht i pafajshëm për të këto çka pretendon prokuroria” ka thënë Sekiraqa para gjykatës.

Gjykimi i nisur të martën në gjykatën e Prishtinës është ndërprerë për shkak se i dëmtuari nuk është paraqitur në gjykatore.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet në fund të muajit mars.