Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit. Foto: Kallxo.com

Prokuroria po Mbledh Informata mbi Privatizimin e Hidrocentraleve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale është në fazën e mbledhjes së informatave lidhur me privatizimin e katër hidrocentraleve.

Prokuroria Speciale në mars të këtij viti ka nisur hetimin për “faljen” e katër hidrocentraleve.

Ato ishin përfshirë në një pako me Distribucionin dhe Furnizimin, i cili ishte shitur për vetëm 26.3 milionë euro tek konzorciumi i kompanive turke, ‘Çalik & Limak’.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Lumezi tha se ky hetim kishte nisur pas publikimit të informatave në media.

“Dua të ju theksoj se edhe ky rast është rast që është marrë nga mediat dhe me vetiniciativë kemi filluar të marrim informacione lidhur me këtë rast”, tha Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë flet edhe për hetimet e zyrtarëve të lartë dhe dyshimet e ngritura mbi autenticitetin e provimit të tij të jurisprudencës.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: