Foto: Atdhe Mulla

Prokuroria Zbulon se në Gjilan Nuk Votoi Personi i Vdekur

KALLXO.com raportoi më herët se një qytetar kishte protestuar në qendrën e votimit me arsyetimin se kushëriri i tij i vdekur kishte votuar.

Me ankesën me urgjencë është marrë prokuroria e Gjilanit.

Prokurori Arben Kadriu në një komunikim me KALLXO.com ka njoftuar se  personi i quajtur Shaip Robelli ka votuar është person i gjallë.

“Të njëjtin e kemi gjetur, e kemi sjellë në vendvotim dhe e ka vërtetuar se është nënshkrimi i tij dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Kadriu.

Më herët KALLXO.com raportoi për shqetësimin e një qytetari i cili pretendonte se kushëriri i tij i vdekur ka votuar.

http://kallxo.com/skandal-ne-gjilan-familjari-vdekur-ka-votuar/