Prokuroria Kërkon Paraburgim për Deputetët e VV-së

Prokuroria kërkoi paraburgim për shtatë deputetët e arrestuar të Vetëvendosjes, mëson KALLXO.com.

Deputetët Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan ditën e djeshme nën dyshimin se hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Dje deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi me 80 vota pro e 11 kundër.

http://kallxo.com/ratifikohet-demarkacioni/

Katër herë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës, duke ndërprerë seancën e Kuvendit para votimit të marrëveshjes.

Shtatë deputetët u arrestuan dje, ndërsa atyre më pas iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh.

Sot Lëvizja Vetëvendosje kërkoi lirimin e deputetëve të saj.

http://kallxo.com/vetevendosje-kerkon-lirimin-e-deputeteve-te-saj/