Pamje nga seanca e gjykimit të Arsim Limanit për fajde - Foto: KALLXO.com

Prokuroria Kërkon Dënim për Fajde

Në përfundimin e procesit gjyqësorë ndaj këtij të fundit prokurorja Javorka Prilençeviq ka kërkuar dënim sipas ligjit për personi të cilin ajo e cilësoj si njeriun që ofronte fajde në kompensim të kamatës.

Arsim Limani akuzohet se nga viti 2009 ka organizuar lojëra të fatit pa licencë dhe është marrë edhe me fajde. Sipas prokurorisë i njëjti u ka dhënë para me fajde tetë personave duke përfituar nga ta të holla dhe patundshmëri.  Në fjalën e saj prokurorja ka kërkuar që të dyshuarit ti konfiskohen edhe pasuritë të cilat ajo pretendon se janë krijuar nga kjo veprimtari përfshirë një banesë dy vetura dhe para në vlerë prej 4 mijë e 600 euro.

Për të akuzuarin për fajde profil tjetër ka dhënë avokati Ramiz Krasniqi ai në fjalën e tij përfundimtare ka kontestuar deklaratat e dëshmitarëve duke kontestuar kredibilitetin e tyre.

“Për Bekim Peqanin në mënyrë të mjaftuar, që mbase jo për veshët e prokurores kanë folur familjaret e tij dhe kanë thënë që Bekim Peqani është personi që ja u ka shkatërruar familjen dhe i ka lënë në shtëpi të ngujuar, saqë as fëmijët e tyre nuk guxojnë të shkojnë në shkollë”

Kurse për dëshmitarin Arben Xhibegjiu, avokati Krasniqi tha se ky dëshmitar është një person të cilin e ka hasur edhe në gjykimet e tjera dhe se është person i cili është i dhëne pas drogës dhe lojërave të fatit.

Pretendimet e prokurorisë dhe Avokatëve janë paraqitur para trupit gjykues të cilët kanë njoftuar se të ënjtjen do bëjnë shpalljen e verdiktit të tyre në prani të publikut.

http://kallxo.com/akuzuari-per-fajde-te-demtuarit-kane-borxh/