Nga gjykimi i Fatmir Limajt | Foto: KALLXO.com

Prokurori i Rastit Limaj: Korrupsioni në Kosovë është Kancer

Fjalën përfundimtare po paraqet prokurori i çështjes, Charles Hardaway.

“Kur prokuroria ka hapur këtë çështje disa muaj më parë, ka deklaruar se korrupsioni në Kosovë është kancer. Ajo çka ka treguar ky shqyrtim gjyqësor, është ajo që njerëzit janë përpjekur që t’i përdorin lidhjet politike në mënyrë që të kenë beneficione nga MTPT”, ishin fjalët e para të fjalës përfundimtare të prokurorit Charles Hardaway.

Prokurori më tutje përmendi raportet mes të akuzuarve.

“Në kundërshtim të një procesi korrekt dhe transparent. Në këtë çështje prokuroria do t’i cekë disa marrëdhënie të caktuara. Kryesisht marrëdhëniet e të akuzuarit kryesor, zoti Limajt dhe të zotit Telaku dhe Shala. Telaku e Shala kanë qenë me Limajn për vite të tëra”, shtoi Hardaway.

Prezente në seancë është edhe Nexhmije Karaqi, përfaqësuesja nga pala e dëmtuar- Ministria e Drejtësisë.

Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar.

Për të njëjtat vepra ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Gjykimi lidhet me disa rrugë të asfaltuara në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.