Gjykimi për përvetësimin e një ekskavatori | Foto: KALLXO.com

Prokurori nuk Paraqitet në Gjykimin për Përvetësim të Ekskavatorit

Për herë të dytë me radhë asnjë prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës nuk u paraqit në gjykimin ku Abit Kastrati po akuzohet për përvetësim të një ekskavatori në vitin 2007.

Gjyqtari Hamdi Ibrahimi njoftoi të akuzuarin se ndonëse ka dëshmi se ftesa është dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, askush nuk i është përgjigjur ftesës.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e ngarkon Kastratin se duke qenë punëtor i NTSH “Urata” në fillim të vitit 2007 si menaxher i firmës NTP “Arjoni” ka marrë lokalin e NTSH “Urata” në shfrytëzim.

Sipas aktakuzës, në oborrin e objektit të marrë në shfrytëzim ndodhej një ekskavator, ndërsa i akuzuari pa kurrfarë marrëveshje me NTSH “Urata”, e ka përvetësuar ekskavatorin duke e shfrytëzuar për nevojat e veta në firmën e tij. NTP “Arjoni|” deri më 8 qershor 2007.

Seanca e radhës në këtë rast do të mbahet në muajin korrik.

Muaj më parë kryeprokurori i vendit, Aleksandër Lumezi në mbledhjen  e Këshillit Prokurorial të Kosovës tha se prokurorët që bëhen shkaktarë për shtyrjen e seancave do të kenë përgjegjësi.

http://kallxo.com/lumezi-kritikon-mungesat-e-prokuroreve-ne-gjykimet-per-korrupsion/

KALLXO.com në vazhdimësi gjatë monitorimit të sistemit gjyqësor ka raportuar për shtyrje të seancave për shkak të prokurorëve që kanë munguar, apo që nuk kanë qenë të përgatitur.

http://kallxo.com/prokurorja-nuk-paraqitet-ne-gjykimin-per-ryshfet/

http://kallxo.com/shtyhet-seanca-e-korrupsionit-nga-papergatitja-e-prokurores/