Gjykata në Mitrovicë | Foto: KALLXO.com

Prokurori Kërkon Shtyrjen e Gjykimit për Vrasjen në Tentativë

Prokurori Njazi Rexha kërkoi shtyrjen e gjykimit për vrasjen në tentativë në Skenderaj, pasi duhej të merrej me një lëndë ku kishte të paraburgosur.

Pas kërkesës së prokurorit, kryetari i trupit gjykues Beqir Halili e shtyu seancën, duke e caktuar më 12 prill.

Ish-Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë, tash prokuroria themelore e akuzon të pandehurin Jashar Bekteshi se në mars të vitit 2010 në Skenderaj me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes, pasi që kishte një konflikt me Rugovë Hasanin.

Sipas aktakuzës, Bekteshi këtë nuk kishte arritur ta kryente vrasjen pasi që kishte vrapuar Artan Hasani djali i axhës së Rugovë Hasanit për të shikuar çfarë po ndodhte.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Bekteshi kishte nxjerrë nga xhepi i pantallonave një thikë me teh të gjatësisë 9 centimetra me të cilët e kishte goditur Artan Hasanin në gjoks duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerje në murin e gjoksit – lëndime të natyrës se lehtë trupore.