Prokurori i Përgjithshëm Amerikan Merret në Pyetje për Fushatën e Trump

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, është marrë në pyetje nga hetuesit e këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me çështjen nëse Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, e ka konfirmuar për BBC-në se takimi ka ndodhur javën e kaluar.

Sessions duket të jetë anëtari i parë i kabinetit të presidentit Trump që është marrë në pyetje.

Ish drejtori I FBI-së, Robert Mueller është duke udhëhequr hetimet rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe për atë nëse drejtori i shkarkuar i FBI-së James Comey, ka bërë përpjekje për të penguar hetimet e agjencisë në çështjen ruse.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, intervista me Sessions ka zgjatur disa orë.

Lidhur me këtë çështje, 17 agjenci të inteligjencës amerikane kanë ardhur në përfundim se Rusia ka synuar t’i ndihmojë Trumpit të fitojë zgjedhjet, mirëpo ende nuk është vërtetuar nëse zyrtarët e fushatës së Trumpit kanë bashkëpunuar me Kremlinin.

Trump i ka hedhur poshtë këto supozime.

Ish drejtori i FBI-së, Mueller, dhe tri komitete të ndryshme kongresionale janë duke hetuar supozimet për ndërhyrjen ruse dhe ndonjë bashkëpunim eventual. /REL