Prokurori i EULEX-it ushqen qentë endacakë | Foto: KALLXO.com

Prokurori Flynn Ushqen Qentë Endacakë

Prokurori Paul Flynn ka treguar sot anën e tij humanitare, pasi është parë duke ushqyer qentë endacakë te objekti i Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Rreth prokurorit të EULEX-it janë mbledhur shumë qen endacakë, duke ngrënë ushqimin që ai ua hidhte.

Flynn që është prokuror në gjykimin e Zoran Vukotiqit për krime lufte, ka pasur kohë të ushqejë qentë, pasi seanca e paraparë për të filluar në orën 9 e 30 të mëngjesit nuk ka nisur me kohë.

Vukotiq është vonuar, ngase mjeti që e transportonte atë ka pasur defekt.

Prokurori Flynn, sipas KALLXO.com, sa herë ka kohë të lirë ushqen qentë endacakë që rrinë në oborrin e Gjykatës në Mitrovicë.