FOTO ARKIV

Prokurori Flet Plagosjen e Vëllait të Rexhep Selimit

 

Në një bisedë për KALLXO.com Valdet Gashi prokurori i cili është duke hetuar ngjarjen e mbrëmshme në Komoran  ka thënë se është duke analizuar nëse do kërkoj paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin.  Prokurori kujdestar është duke hetuar rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme  ku i plagosur mbeti Islam Selimi vëllai i deputetit Rexhep Selimi .

“Jemi në fazën e grumbullim të të gjitha informatave paraprake dhe jemi në analizim të rastit për të vlerësuar a do të shkojmë me ndonjë kërkesë për ndonjë masë të sigurisë për të pandehurin” ka thënë prokurori Gashi.  Ai nuk ka dhënë detaje rreth motivit të sulmit. Në raportet policore të cilat i ka parë KALLXO.com nënvizohet se dorasi ka qenë në gjendje të dehur dhe intervistomi i tij ka qenë i pamundshëm në orët e para pas incidentit.

http://kallxo.com/plagosuri-ne-komoran-vellai-rexhep-selimit/