Anije me emigrantë - Foto: Rtv21

Prokurorët në Itali po Hetojnë Shkaqet e Vdekjes së 26 Vajzave e Grave

Prokurorët në Itali kanë filluar hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes së 26 vajzave e grave nga Nigeria, shumica prej tyre të mitura, kufomat e të cilave u gjetën në një anije me refugjatë.

Ekziston dyshimi se ato janë abuzuar seksualisht dhe se më pas janë vrarë, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe.

Pesë refugjatë janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet italiane në portin Salerno.

Kufomat e femrave nga Nigeria u gjetën në një anije të gomës, nga ana e një anije luftarake e Spanjës, e cila arriti të shpëtojë mbi 370 refugjatë në det të hapur.

Refugjatët dhe kufomat më pas u dërguan në Salerno./21Media