Prokuroret dhe Gjyqtaret u Japin Grave Shpresë për Drejtësi

Ministrja në detyrë Dhurata Hoxha tha se prokuroret dhe gjyqtaret u japin shpresë grave për drejtësi.

Ka filluar sot punimet konferenca rajonale e grave gjyqtare dhe prokurore me temë: “Kontributi i Grave për Drejtësi dhe Sfidat e Përbashkëta”.

NDËRLIDHUR

Në këtë konferencë e cila pritet të zgjasë dy ditë, po marrin pjesë gjyqtare dhe prokurore nga i gjithë rajoni.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se gjyqtaret dhe prokuroret ende ballafaqohen me vështirësi sa i përket fuqizimit të rolit të tyre dhe rritjes së numrit të tyre.

“Gjyqtaret dhe prokuroret janë zëri i së vërtetës, zëri i drejtësisë, zëri i sundimit të ligjit dhe mendja e cila u ofron qytetarëve siguri se askush nuk është mbi ligjin dhe ato mbrojnë fuqishëm këtë parim”, theksoi Hoxha.

Hoxha tha se ka filluar një sërë nismash për të avancuar dhe harmonizuar legjislacionin që ndihmon në fuqizimin e grave në përgjithësi.

“Pavarësisht sfidave, ju çdo ditë po u ofroni qytetarëve jo vetëm siguri dhe besim në drejtësi, por edhe po i jepni shpresë çdo gruaje se gjinia nuk është dhe asnjëherë nuk duhet të jetë pengesë për suksesin e një gruaje e aq më pak në vënien e drejtësisë”, tha ajo.

Kryesuesja e kësaj konference rajonale, zëvendës kryeprokurorja e shtetit Sevdije Morina tha se gratë kanë sfida, pengesa dhe vështirësi të shumta në rrugëtimet e tyre profesionale.

“Ju përkujtoj se jetojmë në një vend ku një në tri gra përjeton dhunë në familje, statistika këto të ngjashme pothuajse edhe me vendet tjera në nivel botëror.  Jetojmë në një vend ku ka një nivel të lartë të pranueshmërisë së kësaj dukurie, ku shumica e grave janë të papuna, ku një numër shumë i vogël i tyre posedojnë pronë të paluajtshme dhe një numër edhe më i vogël trashëgojnë nga pasuria e prindërve”, tha zëvendës kryeprokurorja e shtetit Sevdije Morina.

Gjatë punimeve dyditore të kësaj konference do trajtohen tema për të drejtat e grave në trashëgimi,  ndalimi i keqpërdorimit të pushtetit përmes shfrytëzimit seksual, gratë në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të ndërlikuara – korrupsioni.

Në ditën e dytë më 20 maj të pranishmëve në këtë konferencë do u drejtohet edhe ambasador i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie.

Në prill në “Drejtësia në Kosovë” u diskutua rreth të drejtës së grave për trashëgimi në pronë.

Jashari: Duhet Shumë Punë për Barazi në Trashëgimi

Në mars, “Drejtësia në Kosovë” një emision ua kushtoi ligjeve që do të ndryshohen për t’ua mundësuar grave qasjen më të lehtë në trashëgimi, në janar të këtij viti po në “Drejtësia në Kosovë” u fol për të drejtën e grave në trashëgimi.

‘Drejtësia në Kosovë’ Për të Drejtën e Mohuar të Gruas

http://kallxo.com/drejtesia-ne-kosove-per-te-drejten-e-mohuar-te-gruas/

19 Maj 2017 - 20:25

Naim Krasniqi 19/05/2017 - 20:25
NDËRVEPRIMI0

Prokuroret dhe Gjyqtaret u Japin Grave Shpresë për Drejtësi

by Naim Krasniqi
NA NDIQNI

Send this to a friend