Pamje nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit - Foto: KALLXO.com
Projektligji për Prishtinën Sot në Mbledhje të Kryesisë
20.11.2017 - 08:09
Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot mbledhjen, ku në rend dite ndër të tjerash janë shqyrtimi i parë i projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin nr. 04/L-214, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave, e të tjera.
Mbledhja e kryesisë nis në orën 15:00.